Abuzimet e AKKP me pronat
priten arrestime të tjera

Abuzimet e AKKP me pronat <br />priten arrestime të tjera
TIRANE- Arrestimet e bujshme të ish-zyrtarëve të Agjensisë së Kthimit dhe të Kompesimit të Pronave vunë në lëvizje të grup të madh hetimor, të cilët zbuluan dhe persona të tjerë të përfshirë në abuzimet me pronat.

Burime të sigurta nga Prokuroria thanë për Shqiptarja.com se janë nën hetim të zyrtarëve të lartë, madje presin që të bëjnë arrestime të tjera. Sipas tyre mësohet se janë bërë shkelje në dokumentacione duke e kthyer 97 dynym tokë buke në tokë rëre në gjirin e Spillesë. Po ashtu bëhët e ditur se e para që ka pasur djeni për këtë abuzim ka qenë Drejtoria e Përgjithëshme e Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, madje ka pasur lëvizje shkresore. Shkelja është se ata nuk kanë vepruar me këtë rast, duke u treguar neglizhentë ndaj fenomentit të abuzimit me tokat, të cilat i janë dhënë familjes Jenisheri. Prokuroria deklaroi se zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Agjensisë së Kthimit dhe të Kompesimist të Pronave kanë shkelur nenet 15 dhe 16, pasi më parë DPAKKP ka pasur kopetenca për të vepruar mbi abuzimin. Më pas në Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin që u miratua nga parlamenti për proçesin e kthimit dhe kompesimit të pronave,duke i shfuqizuar kopetencat e Drejtorisë së Përgjithshme të AKKP. Në këtë rast Taks-Forca e Prokurorisë nuk mund të vepronte për të marrë masa ndaj zyrtarëve të kësaj drejtorie, që nuk kanë zbatuar shqyrtimin e kërkesave brenda afatit ligjor, kthimin e njohjen e së drejtës së kompensimit, përpuethshmërinë e tokës me kërkesat e caktuara, vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e shpronësuara.
Përgjimet
Grupi hetimor që u morr me zbardhjen e fenomenit të korrupsionit dhe të ndryshimt dhe tjetërsimit të dokumentave për këtë sipërfaqe toke thanë se janë bërë abuzime jo vetëm nga zyrtarë por dhe nga persona të tjerë. Abuzimet kanë qenë tek familjarët Jenisheri të cilët pasi kanë marrë kompesimin e tokave, i kanë shitur një pjesë të tyre tek persona të tjerë, me një çmim më të ulët nga vlera reale. Sipas burimeve nga prokuroria dhe nga policia e Tiranës mësohet se janë përgjuar dhe thirrjet telefonike të 6 ish-zyrtarëve të AKKP, por zbardhet telefonike kanë dështuar në zbulimin e shkeljes së domumentacionit. Hetuesit thanë se të gjithë ish zyrtarët janë treguar tepër të kujdesshëm duke biseduar me kode dhe fjalë normale, pa vënë në dukje se po bëhëj një abuzim me tokat në zonën e Spillesë.
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë