Abuzimet me çmimet, gjoba nga 100 mijë deri në 5 milionë lekë! Në rast përsëritje mbyllje aktiviteti për 6 muaj

Abuzimet me çmimet, gjoba nga 100 mijë deri në 5 milionë lekë! Në rast përsëritje mbyllje aktiviteti për 6 muaj

Një Task Forcë e përbashkët me prezencën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave është ngritur për të inspektuar dhe monitoruar në terren abuzimet me çmimet në këtë situatë emergjente të krijuar nga koronavirusi. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, i cili tha se tregjet, marketet dhe farmacitë që janë hapur po monitorohen vazhdimisht për të shmangur këto abuzime.

Gjithashtu ai cilësoi se me aktin normative të miratuar nga qeveria parashikohen gjoba për abuzimet që shkojnë deri në 5 milionë lekë dhe në rast përsëritje mund të çojë në mbyllje të veprimtarisë për 6 muaj.

“Task Forcë e përbashkët me prezencën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Policisë së Shtetit, Tatimeve dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave nisën sot inspektimet në terren për të parandaluar abuzimin me çmimet nga subjektet që duhet të qëndrojnë hapur, kryesisht farmaci apo dyqane që tregtojnë artikuj ushqimorë, bukë, si dhe fruta e perime.

Me Aktin Normativ që qeveria ka ndërmarrë për të përforcuar zbatimin e rregullave, vendimeve dhe urdhrave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19, rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë.

Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore. Zero tolerancë për këdo që abuzon në këtë situatë kritike dhe tenton të përfitojë në mënyrë të paligjshme. Task Forca e përbashkët do të vijojë kontrollet në gjithë vendin. Në fokus të saj janë edhe kushtet higjiena-sanitare dhe gjithë elementët e tjerë që lidhen me sigurinë ushqimore”, shkruan Çuçi.

Ministri fton qytetarët që të denoncojnë  rastet abuzive që hasin tek subjektet të cilat duhet të qëndrojnë hapur për të përmbushur nevojat për produkte dhe shërbime si dhe të respektojnë masat mbrojtëse dhe të kufizojnë daljet dhe kontaktet.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altini: 17/03/2020 03:31

    O TREGTARE FRUTASH JU ...,,I BEFSHIT LEKET ILACE ISHALLAH....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja