Abuzimet me çmimet/ Braçe: Nga sot patatja dhe qepa në Divjakë jo më poshtë se 40 lekë kg! Boll pasurimi i tregtarëve në kurriz të bujqve

Abuzimet me çmimet/ Braçe: Nga sot patatja dhe qepa në Divjakë jo më poshtë se 40 lekë kg! Boll pasurimi i tregtarëve në kurriz të bujqve

DIVJAKË- Nga sot patatja dhe qepa nuk do të shitet poshtë 40 lekë/ kg, kështu tregtarët nuk do mund të gjejnë më justifikime për të rritur çmimet në mënyrë abuzive, siç kanë bërë deri më sot! Një vendim i tillë erdhi pas abuzimeve që Report Tv solli një ditë më parë, ku në tregjet e kryeqytetit këto dy produkte bazë në kuzhinën e çdo shqiptari shiteshin 8-fish më shumë. 

200 prodhues kanë rënë dakord për këtë çmim dysheme, 40 lekë/ kg dhe jo 10-15 siç e kanë pasur më parë, teksa zv. kryeministri Erion Braçe e cilëson si një vendim të drejtë që shkon në qëllim të mbrojtjes së punës së tyre. " Boll tregtarët morën mall pa lekë në Divjakë duke u pasuruar në kurriz të bujqve", shkruan mes të tjera Braçe.

Intenerari bujk –grumbullues -pikë shumice dhe tregtar i pakicës e bën qepën dhe pataten të kushtojnë, prandaj zv. kryeministri, i cili ka ngritur shpesh zërin përballë këtyre abuzimeve, u bën thirrje tregtarëve që të blejnë direkt në Divjakë dhe jo në dorë të dytë apo të tretë. 

"Këto janë çmimet e qepës dhe patates; Prej mëngjesit të sotëm, Bujqit e Divjakës kanë vendosur: Çmimi i qepës së thatë: 40 leke/kg', çmimi i patates së re: 40 leke/kg. Boll tregtarët morën mall pa lekë në Divjakë duke u pasuruar në kurriz të bujqve. Blini direkt në Divjakë! Mos blini në dorë të dyte e të trete! Ejani në Divjakë e merrni mallin drejtpërdrejtë me këto çmime", shkruan Braçe.
1588924571_dicjake.JPG

Foto e publikuar nga zv. kryeministri Erion Braçe

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/05/2020 02:05

    Duket qarte qe z.Brace po kujdeset per patriotet e tij,por dhe nje cike per votat per veten e tij per ne parlament per votimet e ardhme.Mire do ishte qe per postin qe ka duhej te ndihmonte fermeret e gjithe vendit,jo vetem Divjaken. Sa per cmimet me duket si nderhyrje e tepruar deri diku ne tregun e cmimeve.Vendime te tilla nuk merren pa u konsultuar me pare me ekonomiste ,financiere,dhe mbrojtesit respective te konsumatorit e fermereve.

    Përgjigju
  • Epo: 08/05/2020 12:35

    Hajt ne pidh te s'emes. Sa do jete tani qepa dhe patatja ne market ? Me e shtrenjte se avokado besoj. A u .... mamate

    Përgjigju
  • VISI: 08/05/2020 12:30

    O MI HALEJE MIRE E BERE 400 LEKE KG NE DIVJAK PO KETU PSE NUK RREGULLON TREGUN SE ME KETE ÇIMIM QE THUA ZOTROTE DO SHKOJ QEPA DHE PATATJA 1800 LEKE O PLERE O ZAGAR SKENI BYTH QE TE QEVERISNI SE È KENI KTHYER QEVERIN NE ÇETE HAJDUTESH DHE DEL E NA ÇAN TRAPINKU ESHTE KONTROLLI TATIMOR NE TREG KU ESHTE TASK FORCA PER ABUZIMET APO TE JOTEM O PLER

    Përgjigju
  • Ardian: 08/05/2020 11:10

    Kjo ishte zgjidhja.eh ne sa gjera ja keni fut kot o eri dhe ti dhe ai i gjati.hallall

    Përgjigju
  • Kompletkondrapedal: 08/05/2020 10:45

    Ky na dashka te miren pse sthua? Fermeret kane shume te drejte, por ne kete menyre grosisti qe e ka pasur oreksin te madh dhe kur cmimi ishte 15 leke tani qe u be 40 do tia transmetoje konsumatorit. Plus qe fiksimi i cmimeve eshte i paligjshem. Ne vend qe te liberalizoje tregun duke hapur disa pika grumbullimi ose ti vendose nje gjobe te majme grumbulluesit (Argites, po po ajo vajza e Berishes) zgjedh menyren e gabuar.

    Përgjigju
  • Gim: 08/05/2020 10:09

    une them qe ktu duhet ta haje nje gjobe Erion Brace per marreveshje te fshete. te njejten gjobe qe donin ti vendosin kompanive celulare. Ka menyra te tjera per ta bere kte pune, mund ta bejnegrumbullimin, transportin dhe shitjen vete ata katunaret.Mund te hapin dhe nje firme ku te jene te gjthe aksionere me bord etj etj e cila te merret me kontrollin e cilesise se produktit dhe garantimin e shitjes. Menyra qe kane zgjedhur eshte e jashteligjshme dhe fshatarce. Ta marrim vesh se sa ga keta fermeret jane te regjistruar dhe paguajne sigurimet? Sa prej ketyre fermereve kane libra shitje ku regjistrojne autofaturat e TVSH? Ktu ta shohim tani, funksionon apo nuk funksionon Autoriteti i KOnkurences, funksionon apo nuk funksionjne apo jo Tatimet.

    Përgjigju
  • Roni: 08/05/2020 10:05

    Oh zot keta bejne konkurrence me njeri - tjetrin kush eshte me idiot a i lig .Kur e degjova dje thashe se do ju ulte cmimin tregtareve ne Tirane jo do ngrinte cmimin ne Divjake .Ai 200 lekesh qe u ngrit ne Divjake do ngrihet automatikisht ne Tirane o xhuxh muti.Po ja rripni lekuren ketij populli me keto maskaralleqe , edhe tallet pale hajde blini ne Divjake thote , harron qe eshte 1600 leke nafta per te shkuar atje .Palaco

    Përgjigju
    • Gim: 08/05/2020 13:34

      eshte marreveshje, eshte ne shkelje te hapur te ligjeve te tregut. duhet te gjobiten, po kta sdine as ligje dhe as zgjidhje...

    • Taku: 08/05/2020 10:27

      Ke të drejtë qytetari ndëshkohet gjithmonë për të gjitha edhe nga vota se fshatari blihet me një thes miell nga të gjitha krahët.

  • yyyy: 08/05/2020 10:02

    Po more xhuxh apo se keni bere naften lire to shkojme e te blejme 10 kg patate atje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë