Abuzimet me pronën, arrest
me burg zyrtarëve AKKP

Abuzimet me pronën, arrest<br />me burg zyrtarëve AKKP
TIRANE -Është dhënë masa e arrestit burg për 5 zyrtarët e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të cilët u arrestuan dy ditë më parë për korrupsion. Vlerësimi i masës së sigurisë është zhvilluar sot në Gjykatën e Shkallës së parë të Tiranës.

Trupi gjykues ka lënë në arrest me burg, Bledar Dërvishin, drejtor i AKKP, Altin Ceni, ish-jurist i AKKP, Merita Gjinali, ish-topografe AKKP, Dhimitër Papa, ish-topograf AKKP, Bledar Dërvishi, drejtor i AKKP, Njazi Ademi, topograf i licensuar si ekspert AKKP. Ndërsa është shpallur në kërkim Ali Aliaj, përgjegjës për sektorin juridik AKKP.

Zyrtarët e AKKP-së, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes “Jenisheri” një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë.
HETIMET
Në muajin tetor të vitit të kaliar, prokuroria nisi hetimet për tokat e kthyera familjes Jenisheri në vijën bregdetare pranë fshatrave Vilë-Bashtovë, Spille, Greth dhe Domen, në bazë të vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nr. 276, datë 10.09.2008. Sinjalizimet e para për të hapur hetimet duket se kanë shkuar disa muaj më parë nga përfaqësues të autoriteteve lokale nga dy komuna që përfshijnë këto fshatra, Gosë dhe Kryevidh. Dyshimet janë shtuar më pas me pretendimet e katër personave të tjerë për të njëjtat prona. Në këto rrethana, Prokuroria e Tiranës mblodhi të plotë dokumentacionin, në bazë të të cilit i është kthyer toka familjes Jenisheri (Neime) në 4 fshatrat bregdetare dhe po verifikon vërtetësinë e tyre.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë