Abuzimet në shtet, 144
punonjës të dënuar në 5 vjet
Rezultatet me të fundit janë bërë publike në një studim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka vënë në fokus rastet e gjykuara për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion në administratën publike.
Ndërsa Bashkimi Europian kërkon prova konkrete për luftën ndaj korrupsionit, shifrat për ndëshkimin e fenomenit në Shqipëri janë të ulëta. Rezultatet me të fundit janë bërë publike në një studim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili ka vënë në fokus rastet e gjykuara për shpërdorim të detyrës dhe korrupsion në administratën publike. Të dhënat e këtij studimit tregojnë se në 5 vjet, gjatë periudhës 2007 – 2012 numri i punonjësve të marrë të pandehur, është gjithsej 232, raporton "Vizion Plus".
Por fajtorë për shpërdorim detyre, janë shpallur vetëm 144 prej tyre. Kjo do të thotë se në kryeqytet, ku përqendrohet edhe pjesa më e madhe e administratës shtetërore, Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ndëshkon në një vit rreth 30 punonjës.
Por përtej numrit modest të të dënuarve, studimi tregon se edhe të ndëshkuarit në përgjithësi janë favorizuar përmes penalizimeve me gjobë, ose dënime alternative, të cilat janë më të mëdha se ato me burg.
Në Kodin Penal shqiptar të dy fenomenet konsiderohen si krim dhe dënohen, por problemet lidhen me zbatimin e ligjit kur bëhet fjalë për ndarjen mes tyre, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Eksperti në çështjet penale, Ismet Elezi shpjegon diferencat. Për profesor Elezin të dy shkeljet ligjore nuk duhet t’i bashkëngjiten njëra-tjetrës, por të gjykohen sipas neneve përkatëse. Shpërdorimi i detyrës në Kodin Penal konsiderohet si krim dhe dënohet deri në 7 vjet burg, ndërsa korrupsioni apo ndryshe mitmarrja shkojnë edhe deri në 10 vjet.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.8%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12650
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qëlloi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
12 Janar, 14:49
-
REPORTAZH/ Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90-ës s’kemi rrugë as ujë, veç premtime
12 Janar, 14:48
-
VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit
12 Janar, 14:41
-
Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapësira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura
12 Janar, 14:35
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur (VIDEO)
12 Janar, 14:24
-
Dietologia Brikena Xhixha në Klinika 24: Kujdesuni për trupin tuaj pas kthimit nga pushimet e fundvitit
12 Janar, 14:01
-
O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane
12 Janar, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Katolikët, besimtarët më të devotshëm në Shqipëri
12 Janar, 13:49
-
Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Qarqet më problematike Vlora dhe Gjirokastra
12 Janar, 13:41
-
FOTO/ Parku kombëtar i Shebenikut me borë! Lëvizja e detyrueshme me goma dimërore e zinxhirë
12 Janar, 13:41
-
Bora në qarkun e Shkodrës, Aksi Kir - Shosh i bllokuar! Disa fshatra pa drita, OSHEE në terren
12 Janar, 13:35
-
AMP aksion blic në terren, inspekton lokalet e natës për drogë, lojra fati e muzikë jashtë orarit
12 Janar, 13:13