Abuzimi 3.4 mln euro për HEC
Ulëz, nisin hetime për Bozdon

Abuzimi 3.4 mln euro për HEC<br />Ulëz, nisin hetime për Bozdon
Privatizimi i hidrocentralit të Ulzës në Shkopet, duke shmangur vlerën e investimeve prej 3.4 milion euro, ka bërë që prokuroria e Tiranës të hapë një çështje penale ndaj ish-zv/ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës Enno Bozdo.

Prej një jave njësia hetimore Task-Forcë, ka nisur një procedim penal për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” ndaj Enno Bozdos, pasi ky i fundit dyshohet se gjatë procedurës së privatizimit të këtij hidrocentrali, Bozdo nuk ka marrë në konsideratë investimet e kryera për mirëmbarjtjen e digës dhe turbinave të këtij hidroçentrali. Shumat financiare për mirëmbajtjen janë dhënë nga një grand zviceran dhe se rregullimet janë kryer gati një vit para se të kryhej procedura e privatizimit të këtij HEC-i. Mirëpo këto veprime sipas zyrtarëve të ministrisë së Energjitikës dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit janë kryer në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 3.4 milion euro.
Investimi i pakërkuar
Kjo shifër është investuar në hidrocentralin e Ulzës, dhe se për këtë investim gjatë procedurës së privatimizit nuk u është kërkuar asnjë lekë, firmës privatizuese. Për këtë fakt, prokuroria dyshon se mos evidentimi i kësaj shume si investim, ka pas për qëllim favorizimin e kompanisë privatizuese e cila bleu 100 % të aksioneve të tre HEC-et, atë të Ulzës, Shkopetit dhe Bistrica 1 e Bistrica 2 me vlerë rreth 110 mln euro.

Nisur nga kjo situatë, ministria e Energjitikës dhe KLSH në tetor të 2015 ka bërë kallëzim ndaj ish-zv/ministrit të Ekonomisë Energjitikës Enno Bozdo dhe ish-ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës Florian Mima. Ndaj këtij të fundit çështja penale po verifikohet në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi ka imunitetin e deputetit, ndërsa ndaj Enno Bozdos, dosja i ka kaluar njësisë hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës, e cila tashmë ka nisur hetimet. Kjo nuk është e vetmja dosje që është hapur ndaj Enno Bozdos, pasi ky i fundit në prokurori hetohet edhe për manifestime të paligjshme.

Dosja për protestën e 8 dhjetorit 2015
Kjo pasi policia e kryeqytetit ka nisur një relacion hetimor, lidhur me protestën e 8 dhjetorit 2015. Relacioni është dërguar pak ditë më parë në prokurorinë e Tiranë, kjo pasi gjatë kësaj kohe policia ka mbledhur dhe analizuar të gjitha faktet ligjore që ka pasur ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe militantëve të saj, për protestën e dhunshme të dhjetorit 2015. Në relacionin e policisë është dhe Besim Ndregjoni, nën/kryetar i një shoqate të të përndjekurve politikë, ndaj të cilit policia ka referuar material hetimore në prokurori për akuzën e “Thirrjes publike për përhapjen e dhunës” dhe Organizimit të tubimeve apo manifestimeve të paligjshme.

Një akuzë e tillë mësohet të jetë ngritur dhe sekretarin organizativ të PD Enno Bozdo, pasi ai mësohet të kenë paraqitur kërkesën në polici, për të marrë lejë lidhur me protestën që subjekti politik Partia Demokratike do të zhvillonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para kryeministrisë. Sipas relacionit të policisë Tiranë, dy përfaqësuesit e PD duhet të ndiqen penalisht pasi kanë zhvendosur vendin e tubimit, duke shtuar se protesta e opozitës ka nisur në bulevard para kryeministrisë dhe më pas është zhvendosur në sheshin përballë ministrisë së Brendshme, ku për disa orë protestuesit e PD, kanë shembur një objekt betoni “Bunker” me mjete të forta. Nisur nga kjo situatë, orari i protestës është zgjatur tej mase, ndryshe sa ishte parashikuar dhe lejuar nga policia e Tiranës. Sipas bluve të kryeqytetit për këtë situatë duhet të mbajë përgjegjësi penale Enno Bozdo nuk është përmbajtur në mënyrë të saktë rregullave të protestës paqësore, ashtu siç kishte pretenduar në kërkesën e tyre.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot