“Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata e Shkodrës ka dhënë për 5 punonjëset e jetimores së Shkodrës të përfshira në skandalin e abuzimeve seksuale me fëmijët e mitur.
Albana Llazani, ish-drejtoreshë e qendrës, Shpresa Nishani, Rafaela Camaj, Violeta Marku, dhe Najada Rramolli punonjëse te jetimores janë paraqitur mesditën e së premtes në gjykatën e Shkodrës, teksa seanca u zhvilluar me dyer të mbyllura.
Ende nuk ka informacione lidhur me deklaratat në gjykatë të punonjësve te jetimores.
Këto të fundit akuzohen për shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të miturish, teksa prokuroria e metropolit verior, ka paraqitur si prova aktet e ekspertimit mjeko-ligjor.
Ishte institucioni i avokatit te popullit që zbuloi skandalin në jetimoren e Shkodrës, ku vajzat e mitura të jetimores për shkak të neglizhencës së kujdestareve kanë rënë pre e abuzimeve seksuale.
Fëmijët kanë dhënë dëshmi rrënqethëse para prokurorisë ku ndër të tjera kanë renë pre e dhunës fizike nga punonjëset e jetimores por edhe personave të tjerë që hynin nga jashtë institucionit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO