Abuzimi me pronat, Klosi dhe Brisida Shehaj në Vlorë: Verifikim tokave në bregdet

Abuzimi me pronat, Klosi dhe Brisida Shehaj në Vlorë: Verifikim tokave në bregdet

Ministri, Blendi Klosi në takimin e zhvilluar në Vlorë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetarja e Task- Forcës për bregdetin, Brisida Shehaj zhvilluan një takim me prefektin e qarkut të Vlorës, kryetarët e bashkive Vlorë e Himarë si dhe drejtorin e hipotekës Vlorë. Në fokus të takimit ishte fillimi i procedurave për verifikimin e tokave në bregdet dhe përgatitja e dosjeve për pasuritë e paluajtshme me qëllim përdorimin e tyre për investime në turizmin bregdetar.

Theksojmë se në Kavajë dhe Lezhë, pati arrestime pë personat, të cilët rezultonin të kishin kryer shkelje dhe abuzime me pronat në bregdet. Qeveria po e shqyrton me rigorozitet të plotë këtë çështje dhe po merr masa ndëshkuese për personat të cilët kanë abuzuar me pronat. 

Përfaqësuesve të pushtetit vendor iu la detyrë që të fillojnë menjëherë nga evidentimi i pronave pasuri shtetërore dhe akti i marrjes së tokës në pronësi. Gjithashtu vendorët brenda një afati të shkurtër duhet të përpilojnë një raport mbi aktivitetet abuzive të konstatuara në këto pasuri si dhe të bëjnë regjistrimin e të gjitha pronave shtetërore.

( Ministri Klosi në takim me Kryetaren e Task- Forcës, Brisida Shehaj dhe prefektin e qarkut të Vlorës)
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 10/04/2018 23:27

    Do ta qajne, sidomos Bbbbrisi e marume kjo pune. Ca ka ketu per tu cudit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja