Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Kosovë, Gjiko: Nuk kontrolloni fëmijët tuaj! Më përgojuat emrin, më keni tmerruar familjen

Abuzimi seksual i 11-vjeçares në Kosovë, Gjiko: Nuk kontrolloni fëmijët tuaj! Më përgojuat emrin, më keni tmerruar familjen

Asdren Gjikolli

Reperi Asdren Gjikolli ose i njohur nga publiku si Gjiko ka bërë një reagim së fundmi lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u abuzua nga 5 persona.

Ai thotë se ata persona që thonë se këngët e tij ndikojnë për keq në shoqëri, nuk kontrollojnë as fëmijët e tyre, pasi thotë se fëmijët  e tyre  kanë qasje në materiale pronogafike. Gjiko thotë se muzika që bëjnë është për të rritur dhe jo fëmijët.

 “Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe artistët internacional. Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë", është ky një ndër  reagimet e shumta qreperi pati në InstaStory.

Gjiko shkruan se i është përgojuar emri si një pedofil. Ai thotë se po pret vendimin e gjykatës teksa ka mohuar akuzat se ai ka droguar dhe abuzuar seksulaisht me një të mitur.

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thuani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falënderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin çdo ditë. Drejtësia ka me fol”, tha ai.

"E vetmja arsye pse s’akm reaguar deri tash është sepse kam pasur frikë prej disa portaleve me ju jep material dhe ata me e shtrembëru titullin edhe me perfitu prej meje duke shpërndarë propaganda. S’kam dashur familjes sime t’i jap stres dhe ankth. Por ata ia arritën prapë, ma shqetësuan e ma tmerruan familjen me lajme fake, por qysh thotë populli, sabri e ka selametin”, tha Gjiko.

Në  muajin mars të këtij viti në mediat kosovare qarkulloi një dokument nga Prokuroria e Prishtinës, ku thuhej se reperi ka abuzuar seksualisht  me një të mitur. Referuar dokumentit, ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2015, kur këngëtari akuzohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën pasi e kishte ftuar në banesën e tij dhe i kishte dhënë substanca narkotike, me premtimin se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote këngësh.  Ndërkohë , procesi gjyqësor për këtë çështje ende vijon.

Postimet e reperit Gjiko

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/09/2022 04:18

    Pra kur behet fjale per degjenerim global e pranon dhe vete qe jeni /vrime kavalli/ per cilesine e artit qe nxirrni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri