TIRANE- Ministria e Bujqësisë ka paditur në Prokurori ish-kreun e Bordit të Kullimit në Kukës, Bujar Shehu. Sipas këtij dikasteri, Bujar Shehu rezulton se ka kryer një sërë shkeljesh në kontratat e lidhura për Rehabilitimin e Kanalit Ujitës Uzina në Kukës.
Nga auditimi i kryer rezulton se Bujar Shehu ka lidhur një kontratë në emër të Bordit të Kullimit dhe një subjekti privat, me vlerë 14. 4 milionë lekë pa TVSH, për realizimin e objektit “Rehabilitimi i kanalit ujitës Uzina-Kukës”, në vitin 2012. Afati i kontratës ishte 4 muaj, por brenda kësaj kohe kompania bëri vetëm 30% të punimeve. Shehu i ka shtyrë kontratën kësaj kompanie në kundërshtim me ligjin. Dhe pse është shtyrë afati i punimeve, përsëri nuk është realizuar objekti.
Nga kontrolli i punimeve në objekt, rezultoi se punimet edhe sot nuk kanë përfunduar. Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar Prokurorisë të trajtojë gjithë shkeljet e përmendura më sipër.
“Nga auditimi i kryer rezulton se Bujar Shehu ka lidhur një kontratë në emër të Bordit të Kullimit Kukës dhe operatorit ekonomik Nika shpk me vlerë14 408 960 lekë pa TVSH për realizimin e objektit “Rehabilitimi i kanalit ujitës Uzina, Kukës” në vitin 2012. Afati i kontratës ishte katër muaj, por në katër muaj kompania bëri vetëm 30% të punimeve. Z. Shehu i ka shtyrë kontratën kësaj kompanie në kundërshtim me ligjin. Dhe pse është shtyrë afati i punimeve përsëri nuk është realizuar objekti për një vlerë prej 6 018 533 lekë. Si rezultat i mosrealizimit të këtij investimi brenda vitit buxhetor 2012, diferenca e parealizuar është financuar në vitin 2013 financim i cili përsëri ka rezultuar i parealizuar. Nga kontrolli i punimeve në objekt rezultoi se punimet në këtë objekt dhe sot nuk kanë përfunduar. Ministria e Bujqësisë i kërkon Prokurorisë të trajtojë gjithë shkeljet e përmendura më sipër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com