SHIJAK- Një 28-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se abuzuar seksualisht me një të mitur, përkatësisht e moshës 16 vjeçe. Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se 28-vjeçari është identifikuar me inicialet F.H., banues në Shijak.
Ai ka dhunuar dhe e ka detyruar 16-vjeçaren që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale Kanosja’, ‘Dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’.
Ndërsa Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.