Abuzuan me tenderin për blerjen e ushqimeve për çerdhet e kopshtet në vitin 2018, KLSH kallëzon në SPAK dy punonjës në Bashkinë e Dibrës

Abuzuan me tenderin për blerjen e ushqimeve për çerdhet e kopshtet në vitin 2018, KLSH kallëzon në SPAK dy punonjës në Bashkinë e Dibrës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur sot në SPAK dy punonjës në Bashkinë e Dibrës, të akuzuar se kanë abuzuar me tenderin për blerjen e ushqimeve për çerdhet e kopshtet.

Sipas KLSH, pas kontrolleve të kryera rezultoi se dy punonjësit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, kishin shkelur procedurat dhe rregullat për tenderin “Blerje artikuj ushqimorë për nevojat e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Dibër për vitin 2018”. Ata akuzohen se kanë favorizuar njërën kompani që të fitonte tenderin.

Po ashtu, sipas KLSH, dy punonjësit e kallëzuar kanë falsifikuar e dokumente dhe kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar në kompjuter, duke cenuar ligjshmërisë e procedurës së tenderit, si dhe të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve ose subjekteve pjesëmarrëse.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Bashkinë Dibër, duke i kushtuar vëmendje çështjeve që lidhen me prokurimet publike, menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm, të ardhurat dhe buxhetin, si dhe pasqyrat financiare për vitet 2018-2020.

Nga auditimi i ushtruar u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Blerje artikuj ushqimorë për nevojat e kopshteve dhe çerdheve të Bashkisë Dibër për vitin 2018”, të cilat përmes veprimeve të kryera bien në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

Gjithashtu janë konstatuar veprime të tjera të kundraligjshme që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe hyrjen e paautorizuar kompjuterike, me pasoje cenimin e ligjshmërisë së kësaj procedure prokurimi, si dhe të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve ose subjekteve pjesëmarrëse.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar (SPAK) kallëzimin penal për dy punonjës të Bashkisë Dibër, për veprat penale: “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal; “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike” parashikuar nga neni 192/b i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e KLSH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maliqari: 20/12/2021 21:02

    Ketu ne Bashkine e Maliqit kur do kaloni qe te shikoni se cbenet ? Ndryshimi me Bashkite e tjera eshte se ketu tek ne protagonist eshte vetem Kryetari i Bashkise , Gezim Topciu. 100 Lekshin nuk e le te bjere poshte i do te gjitha per veten e tij. Uroj me gjithe zemer qe nje moment ti rreshqasin kembet edhe te shikoje veten mbas hekurave te burgut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion