Berisha kërkoi marrjen e masave nga qeveria për t'u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kushtet e vështira të motit.
Pas kësaj kërkese të Berishës, ka reaguar socialisti Balla i cili i ka kërkuar të mos shqetësohet, pasi e ka djalin në Kubë, ku temperaturat shënojnë 29 gradë.
“Zoti Berisha mos u shqetëso. Kam konsultuar temperaturat dhe në ditët në vijim, ato do të jenë nga 27 deri në 29 gradë në Kubë dhe Meksikë, ku janë djali jot me të dashurën për pushime. Kështu që mos u shqetëso, mbaje veten. Ka kush kujdeset për shqiptarët këtu“, tha Balla.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com