Acari mbërthen vendin
Akulli vështirëson qarkullimin

Acari mbërthen vendin<br />Akulli vështirëson qarkullimin
Temperaturat e ulëta, të cilat arritën vlerën minimale në Peshkopi me -7 gradë celsius dhe në Korcë me -5 gradë celsius, kanë mbërthyer të gjithë vendin.

Meteorologia Mimoza Demiri tha se gjatë gjithë javës, temperaturat pritet të ulen ndjeshëm në mëngjes duke mbetur në vlerat minus 7 dhe minus 5 gradë Celsius, ndërsa në mesditë vlerat e temperaturave nuk do t’i kalojnë 12-13 gradë Celsius.

Ndërkohë vijojnë të jenë të bllokuara disa komuna si pasojë e reshjeve të borës që ranë dy ditë më parë në zonat malore, kryesisht në veri dhe juglindje të vendit.

Në Pukë janë të bllokuara komunat Kryezi dhe Iballë, ndërsa numërohen rreth 10 fshatra të izoluar. Në Dibër janë ende të izoluara komunat Lurë, Kala e Dodës, Sllove. Në Mat komuna Macukull dhe Xibër janë të izoluara. Aksi Kapshticë-Kozanë është i i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Në Përmet, mbetet e bllokuar komuna Frashër si pasojë e trashësisë së borës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’