Acarohet përplasja mes Trump dhe Prokurorit Mueller pas bastisjes së FBI te avokati i presidentit

Acarohet përplasja mes Trump dhe Prokurorit Mueller pas bastisjes së FBI te avokati i presidentit

Robert Mueller dhe Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka lënë ende të kuptohet nëse ka ndërmend ta shkarkojë Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller. Ky i fundit shkaktoi zemërimin e tij me marrjen e një autorizimi nga gjykata për të kontrolluar zyrën e avokatit personal të zotit Trump, Michael Cohen. Dje, gjatë bastisjes së zyrës së tij FBI-ja konfiskoi dokumente, përfshirë ato që lidhen me marrëdhënien e dyshuar të zotit Trump me një aktore filmash pornografikë.

Trump e quajti bastisjen me miratimin e zotit Mueller, në zyrën e avokatit Michael Cohen, "një situatë të turpshme, sulm ndaj vendit dhe një nivel të ri ku ka arritur padrejtësia".

“Përse nuk e shkarkoj Mueller-in? Mendoj se është një turp ajo që po ndodh. Është me të vërtetë një situatë e trishtuar kur sheh se çfarë po ndodh. Shumë njerëz më kanë thënë se duhet ta shkarkoj. E përsëris, ata nuk gjetën asgjë ”, tha Presidenti Donald Trump.

Por hetimi vazhdon dhe Prokurori i Posaçëm nuk ka bërë komente publike ndaj zotit Trump, sa i takon hetimit mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.

Sipas gazetës “The Washington Post” të hënën vonë, zoti Cohen "ndodhet nën hetim federal për mashtrim të mundshëm bankar, transferta elektronike të paligjshme si dhe shkelje të ligjit për financimin e fushatës, bazuar tek të dhënat e marra nga një person që ka dijeni mbi çështjen".

FBI-ja bastisi dje zyrën e zotit Cohen në Nju Jork dhe konfiskoi dokumente, përfshirë ato që lidhen me marrëdhënien e dyshuar të zotit Trump me një yll filmash për të rritur.

Ditë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, zoti Cohen i pagoi aktores Stormy Daniels 130 mijë dollarë me qëllim garantimin e heshtjes së saj për një lidhje të dyshuar me zotin Trump në vitin 2006. Por presidenti Trump thotë se nuk ishte në dijeni të pagesës.

Gazetari: A ishit në dijeni të pagesën prej 130 mijë dollarësh për Stormy Daniels?

Zoti Trump: Jo!

Gazetari: Atëherë pse e pagoi Michael Cohen atë shumë, nëse akuzat nuk janë të vërteta?

Zoti Trump: Duhet të pyesni Michael Cohen-in. Michael është avokati im. Duhet të pyesni atë!

Disa ekspertë ligjorë besojnë se pagesa e bërë nga zoti Cohen mund të ketë qenë një kontribut i paligjshëm për fushatën me qëllimin për të garantuar heshtjen e Stormy Daniels-it, komentet e së cilës ndoshta mund të shkatërronin shanset e zotit Trump për t'u zgjedhur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'