TIRANE- Një stacion autobusi që ndërtohet nga riciklimi i mbetjeve. Kjo është pjesë e nismës ACT NOW të iniciuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Stacioni në fjalë ndodhet në Kashar dhe në përurimin e tij mori pjesë edhe zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Filip Riker.

Qëllimi i këtij projekti është sensibilizimi i qytetarëve për të ndryshuar perceptimin e tyre në lidhje me mbetjet plastike dhe të ngurta, por edhe për të rritur përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim

Kjo nismë, pjesë e ACT NOW , synon të paraqesë një model për qeveritë e tjera vendore për të gjetur mënyra për të riperdorur materialet e riciklueshme.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin edhe në ardhmen nismat që kontribuojnë në të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e Shqipërisë"- deklaroi Riker. Ambasadori dhe Kryetari i Bashkisë së Kasharit, vendosën shishe plastike në vendin ku do të ndërtohet stacioni i autobuzit të Kasharit.

Po sot Ndihmës Sekretari i Shtetit të Sh.B.A-së për Europën Juglindore, Filip Riker inspektoi uzinën e Mjekësit. Ai garantoi në emër të Qeverisë amerikane mbështetje për vazhdimin e projekteve të demontimit të municioneve deri në përfundim të procesit, në vitin 2013. Në këtë vizitë ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe drejtues të lartë të këtij institucioni.
(sg/shqiptarja.com)