Adam, ylli i muzikës kazake, elektrizoi publikun në Sheshin “Italia” në Tiranë, duke sjellë ritme moderne dhe energji të jashtëzakonshme. Hitet e tij, përfshirë këngën “Zhurek”, me mbi tre miliardë shikime në YouTube dhe TikTok, i dhanë mbrëmjes një atmosferë unike dhe të paharrueshme për të gjithë dashamirësit e muzikës. I emocionuar për prezencën dhe këtë koncert te tij në Shqipëri në Kuadër të Javës Kulturore të Kazakistanit, Adam u shpreh se do t’i pëlqente dhe po planifikon të vijë edhe me një koncert solo në vendin tonë.
“Çdo gjë ishte e shkëlqyer, ishte një pritje shumë e ngrohtë me një popull mikpritës. Akoma ndihet kjo atmosferë e zjarrtë që sapo lamë pas. Ishte kënaqësi të vija në Tiranë, në Shqipëri, rrethuar nga njerëz të mrekullueshëm. Më pëlqejnë shumë motivet shqiptare dhe njoh goxha këngëtarë nga Shqipëria. Shpresoj të vij përsëri këtu me koncertin tim solo.”, tha Adam.
Pjesë e eventit ishte dhe Ansambli “Turan”, të cilët përmes instrumenteve tradicionale dhe interpretimit të energjisë së stepave të Azisë Qendrore, sollën një dimension autentik dhe magjepsës të muzikës kazake.
“Në Shqipëri vijmë për herë të parë, por kemi patur disa turne të tjera nëpër Evropë. Gjëja më interesante është se me koncertin në Shqipëri mbaron dhe turneu jonë për këtë herë. Për ne ky qe një moment shumë i rëndësishëm sepse kishim shumë ankth se si do të na priste publiku shqiptar, por qëlloi që ishte një ndër më të mirët!”
Java Kulturore e Kazakistanit do të vijojë me shfaqjen e një sërë filmash dhe prezent do të jetë edhe Khajibayev Bakhyt, i shpallur si aktori më i mirë për vitin 2025 në Kinë.
Komente
