Këngëtarja e njohur Adele ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Sipas mediave të huaja Adele dhe i dashuri i saj Simon Konecki janë bërë prindërit e një djali të premten e shkuar.

Gjithashtu mësohet se këngëtarja është mjaft entuziaste për vogëlushin e saj.

Megjithatë, zëdhënësi i këngëtares, gjatë një konference për mediat është shprehur se nuk do të japin asnjë koment apo të dhënë në këto çaste.

Adele njoftoi për shtatzëninë në muajin qershor nëpërmjet një publikimi në blogun e saj zyrtar.(xh.k/shqiptarja.com)