Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe me një pasuri të madhe falë karrierës së saj të suksesshme.

Kështu që nuk është çudi që ti plotësojë çdo dëshirë djalit të saj 18 muajsh.

Por ka befasuar me dhuratën më të re që i ka bërë vogëlushit, një shtëpi lodër që kushton plot 20 mijë dollarë.

adele

Këngëtarja britanike Adele e ka blerë këtë shtëpi pasi e ka parë tek një mikja e saj dhe e ka pëlyqer shumë.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Adele bën gjithçka për Angelon, por kjo është hera e parë që shpenzon kaq shumë. Nuk është nga ata VIP-a që bëjnë gjëra për të rënë në sy. Ky ishte rast i veçantë.”

25 vjeçarja dëshiron që djali të saj të luajë disa vite me radhë me atë shtëpi.

(b.t/shqiptarja.com)