Këngëtarja britanike Adele, e cila prej një muaji është bërë nënë e një djali ende nuk ka vendosur me çfarë emri ta pagëzojë.

Sipas miqve të afërt të saj dhe të dashurit Simon Konecki, ata dëshirojnë të bëjnë zgjedhjen më të mirë të mundshme dhe për këtë arsye ende nuk kanë zgjedhur emrin e vogëlushit.

“Ai është i bukur. Absolutisht i bukur. E kam parë të mërkurën. Ai është i dashur, një djalosh i bukur që i bashkon ata shumë mirë”,-është shprehur një nga burimet për mediat e huaja.

Adele është mjaft e njohur dhe e pëlqyer për publikun për shkak të hiteve të saj mjaft të veçanta si “Set fire to the rain”, “Turning table” apo “Someone Like You” etj.

(xh.k/shqiptarja.com)