Një tjetër çmim për Adele. Ajo është listuar në krye të artistëve të preferuar, këngët e të cilëve këndohen më shumë në karaoke, raporton një sondazh i organizuar nga faqja e internetit Lucky Voice. Përdoruesit e kësaj faqe kanë votuar në një sondazh që doli në përfundimin se 1 në 4 persona kishin kënduar një nga këngët e albumit të saj me titull ‘21’. Kënga më e kënduar ishte ‘Someone Like You’, ndjekur në vend të dytë nga një tjetër këngë e britanikes ‘Make You Feel My Love’. Në 10-shen e parë të këngëve më të kënduara nga pjesëmarrësit në votim është edhe suksesi tjetër i Adele, kënga ‘Rolling in the Deep’. Në listë janë edhe ‘Price Tag’ e Jessie J, ‘Moves Like Jagger’ e Maroon 5 apo ‘Bad Romance’ e Lady Gaga’.