Ajo njihet për origjinalitetin dhe qëndrimin larg stereotipave të zakonshme, por ditën e djeshme ka befasuar me zgjedhjen e saj.

Bëhet fjalë për këngëtren me famë botërore Adele, e cila ka ekspozuar tatuazhin e ri identik me atë të këngëtres Lana Del Rey.

adele

Sigurisht që këtë tatuazh këngëtarja me vokalin e fuqishëm ja ka besuar artistit Bang Bang, i cili është autor i shumë tatuve të vipave të ndryshëm.

Adele ka postuar foton së bashku me Bang Bang në rrjetet sociale, ku duket e shkruara “paradise” në dorën e majtë.

lana del rey

Adele më herët ekspozoi dhe shkronjën A në pjesën e pasme të qafës.

adele

(b.t/shqiptarja.com)