Adele, padit një revistë franceze

Adele, padit një revistë franceze
Këngëtarja Adele do të hedhë në gjyq një revistë franceze e cila ka publikuar foto që vijnë nga një video erotike të këngëtares së famshme, sipas revistës. Adele përgënjeshtroi revistën ‘Public’ e cila shkruan se video është regjistruar në një smartphone. Gjithashtu Fotot e marra prej videos janë publikuar në faqe të parë. Avokati i Adeles do të fillojë ndjekjen ligjore të rastit. Kjo është bërë e ditur prej tij në një komunikatë të shpërndarë për mediat britan¬ike.”Jemi informuar se ditën e sotme, revista franceze ‘Public’ ka publikuar foto të klientes time sipas revistës të marra nga një video erotike. Klientja ime nuk ka bërë asnjë video erotike dhe nuk është Adele në fotot e publikuara nga revista. Do të nisim ndjekjen ligjore për këtë rast”, ishte shkruar në komunikatë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike