Adele: Pesë vjet pushim në muzikë, më shumë përqëndrim në dashuri

Adele: Pesë vjet pushim në muzikë, më shumë përqëndrim në dashuri
Pasi triumfoi në ceremoninë e Grammy Awards, këngëtarja britanike Adele ka ndërmend që të marrë 5 vjet pushime me qëllim që të fokusohet në marrëdhënien e saj me të dashurin.
Adele kërkon që të kalojë më shumë kohë me të dashurin e saj, pasi karriera e ka penguar që të kalojë një jetë të qetë me partnerin Simon Konecki.
"Do të bëj pushim për katër ose pesë vite. Nëse do të punoj vazhdimisht, marrëdhënia ime me Simonin do të dështojë", shprehet Adele, për revistën "US Vogue". Këngëtarja e “Rolling in the deep”, thotë se tani do të ketë më shumë kohë për të krijuar një këngë të gëzueshme.
Këngëtarja 23-vjeçare rrëfen se ajo është një partnere e mirë, ka dëshirë të gatuajë, të qeshë e te argetohet, si dhe shijon shumë seksin me Simonin.
"Unë jam shumë e kujdesshme. Unë do të bëja çdo gjë për mashkullin tim. Unë gatuaj mirë, unë jam e këndshme dhe jam gjithnjë e gatshme për të bërë seks", thotë Adele.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët