Këngëtarja britanike Adele, ka çuditur të gjithë spektatorët në Grammy Awards 2017, ku ka thyer çmimin e saj për ta ndarë me Beyoncen.

Adele ka fituar 5 çmime, ku njërin prej tyre atë për albumin më të mirë (25), e ka ndarë me Beyonce pasi mendoi se këtë çmim e meritonte ajo, me albumin e saj ''Lemonade''.
 
 "Unë nuk mund të pranoj këtë çmim. Ajo ishte aq madhështore. Ky duhet të ishte viti i saj. Ti je e mrekullueshme, ti je drita. ",-tha ajo gjatë marrjes së çmimit.
 
Ky veprim ka emocionuar Beyonce-n, e cila ndodhej në sallë dhe ka filluar të qajë, nga zemërgjërësia e Adele.