Adelina Farrici: Do kthejmë Matin
 në një faktor ndikues në Shqipëri

Adelina Farrici: Do kthejmë Matin<br /> në një faktor ndikues në Shqipëri
Bashkia e Matit është nga ato të pakta bashki që prej 4 vitesh drejtohet nga një femër. Adelina Farrici, kryebashkiakia, e cila fitoi zgjedhjet e 8 Majit të 2011-s, kërkon një mandat të dytë nga qytetarët e Burrelit por tashmë, ndryshe nga hera e parë, ajo do të përfaqësojë të gjithë komunat e rrethit Mat, duke përfshirë këtu edhe Ulzën.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, kryebashkiakja aktuale thotë se mandati i dytë është vazhdimësi e misionit të nisur që në mandatin e parë për Burrelin, për zhvillimin e mëtjeshëm të gjithë rrethit Mat. Edhe pse, në këtë betejë, Farrici ka përballë ekonomistin Nezir Rizvani, i përzgjedhuri i së Djathtës, ajo thekson se avantazhi i saj në këtë fushatë është eksperienca e fituar tashmë në drejtimin e Bashkisë Burrel.
 
Znj. Adelina, rikandidoni për postin e Kryetares së Bashkisë dhe në një mandat të dytë. Çfarë mendoni se do të bëni më tej për qytetarët e Matit?
Mandati im i dytë është qartësisht vazhdimësi e misionit tim të nisur që në mandatin e parë për Burrelin, për zhvillimin e Matit tashmë. Unë do të zgjeroj gjeografikisht ndikimin e asaj që kam nisur me Burrelin. Premtoj atë që realizoj dhe tejkaloj atë që premtoj.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin