Në media është përfolur mjaft për historinë e treguar nga Adelina Tahiri në lidhje me takimin e saj me aktorin që luan rolin e njohur të “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu.

Megjithatë Tahari ka reaguar duke thënë se media i transformon deklaratat e saj. “Nuk kanë nevojë gazetarët t’i transformojnë deklaratat e mia! Shkruajnë gjëra të pavërteta që nuk janë të thëna nga unë! Në lidhje me Ezelin!S’është aspak e vërtetë ajo që shkruhet! E kam takuar një herë rastësisht dhe asnjë gjë tjetër,”-ka reguar këngëtarja bukuroshe në faqet e saj në Facebook dhe Twitter.

Ditët e fundit Tahiri ka publikuar këngën e saj më të re “Trilion”.

(xh.k/shqiptarja.com)