Adi Krasta në vend
të Amit dhe Ermalit në “DWS”
Prezantimi i një spektakli është me siguri një nga gjërat që ai di të bëjë më mirë.
Prezantimi i një spektakli është me siguri një nga gjërat që ai di të bëjë më mirë. Ironik, shpotitës, karizmatik , mbi të gjitha shumë profesional. Unik në llojin e vet. Dhe në Shqipëri nuk ka dy Adi Krasta. Ai është vetëm një dhe këtë vjeshtë do të rikthehet në një spektakël mjaft interesant. Bëhet fjalë për “Dancing with the stars”, spektakli që çon në pistën e vallëzimit personazhet më të njohur shqiptar nga fusha të ndryshme të artit dhe shoubizit. Drejtimi i këtij spektakli, të cilin e sjell në Shqipëri për herë të katërt producentja Holta Dulaku, i është besuar Krastës. Megjithatë ai nuk do të jetë i vetëm, pasi në krah të tij flitet se do të jetë një prezantuese femër, por që deri tani nuk dihet ende asnjë emër konkretë. Ndërkohë mësohet se spektakli do të nis në fillim të tetorit dhe do të zgjas 3 muaj. Balerinët profesionistë do të jenë ata të viteve të kaluara por nuk përjashtohen as prurje të reja ose zëvendësime. Adi do të jetë prezantuesi kryesor i këtij shou, pas eksperiencës së kaluar të Amit dhe Ermalit. Ccifti i njohur nuk do të jetë këtë vit në DWS, pasi Ami pret të bëhet nënë së shpejti dhe koha e mëmësisë së saj përkon me fillimin e spektaklit për këtë vit. Kështu batutat e Ermalit do të zvendësohen me sarkazmën e Krastës. Ndërsa sharmin e Amit, nuk e dimë ende se kush do ta zëvendësojë. Ky vit do të ketë ndryshime edhe në jurinë e spektaklit ku dimë se do të ketë antarë shtesë, një apo dy. Iva Tiço, Ilir Shaqiri dhe Alfred Kaçinari nuk do të ndryshojnë edhe këtë sezon të katërt. Ndërsa një ndër emrat që mësohet se do t’i shtohet kësaj tresheje është aktorja e njohur Ema Andrea.
Emrat e yjeve që do të kërcejnëEnde nuk është finalizuar asgjë, por emrat e parë, të cilët mund të jenë në garën e “Dancing With the Stars” kanë nisur të përfliten në këtë fillim shtatori. Disa prej tyre, të cilët mund të jenë këtë vit në këtë spektakël janë, këngëtarja Miriam Cani, Aurela Gaçe, këngëtarja seksi Nora Istrefi, dhe gazetarja Aulona Musta. Këta janë emrat e parë që ndoshta do t’i bashkohen pistës së yjeve në një garë për aftësitë në kërcim, nga ku vetëm njëri do të jetë fituesi i madh. Mbetet për tu parë cilët do të jenë emrat e tjerë surprizë, pasi vitet e tjera kanë marrë pjesë personazhe të njohur përfshi këtu edhe aktorë të mëdhenj, si Enver Pertovski apo Viktor Zhusti.
DWS jo vetëm kërcim, por edhe histori dashurieThonë që kur dy njerëz kuptohen mirë në kërcim ata mund të kuptohen fare mirë për tërë jetën. Kështu ka ndodhur të paktën me njërën prej konkurenteve të DWS në Shqipëri, këngëtaren e njohur Soni Malaj, e cila u dashurua gjatë kohës së “dancing” me balerinin e saj Mirko. Sot ata janë prindër të një vajze të vogël, që e kanë pagëzuar me emrin Anna. Shkëndija dashurie pati edhe për konkurentë të tjerë; aktorja Olta Gixhari pati një histori dashurie që nisi gjatë kohës së DWS me Olsi Mingomataj, e po kështu edhe Simone, balerinit italian iu përvëlua zemra dy vitet kur ishte balerin profesionist i këtij spektakli, njëherë me Agnesa Vuthaj e herën tjetër nuk e morëm vesh se kush ia mori mendjen! Jo të gjithë patën fatin e Sonit dhe Mirkos!
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22