Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, kanë goditur mbrëmjen e djeshme një rast të cënimit të pronësisë intelektuale.
Gjatë kontrolleve të kryera në një konteiner në Portin e Durrësit u zbuluan mbi 103 mijë palë veshje të ndryshme të markave Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, etj, si edhe bluza të ndryshme sportive të ekipeve të njohura europiane, të konrabanduara
Paraprakisht bëhet me dije se veshjet ishin porositur nga një kompani në Maqedoninë e Veriut. Sipas agjentëve doganorë, veshjet porostura në Kinë (nga kompania maqedonase) do të kalonin tranzit nëpërmjet portit të Durrësit në Maqedoni.
Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe nisjen e procedurave përkatëse, teksa kanë theksuar se do të ketë tolerancë zero ndaj falsifikimit dhe shkeljeve të Kodit Doganor
Lajm në përditësim...
Komente










