MAQEDONI-Kryetari i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, Gafurr Adili deklaroi se e ashtuquajtura ‘Armata për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare’ është sajesë e Beogradit.
"Vetëm regjimi i Beogradit që mban strukturat ilegale dhe kriminale në Kosovën Veriore është i interesuar që përmes një sajese të tillë virtuale t’i thotë bashkësisë ndërkombëtare se ja edhe shqiptarët kanë struktura paralele në Kosovë"- thekson për agjensinë e lajmeve INA, ish-zëdhënësi politik i Armatës Kombëtare Shqiptare.
Më tej Adili thekson se "nga paraqitja e të ashtuquajturës AÇTOSH (Armata për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare) dhe sidomos pas marrjes së përgjegjësisë për një aksion të kryer në veri të Kosovës u është drejtuar strukturave të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, në Kosovë që të verifikonin nëse ishte kryer vërtetë një aksion i tillë, dhe rezultoi e pavërtetë.
Adili vlerëson se shqiptarët e armatosur në veriun e Kosovës janë autokton dhe që mbrojnë shtëpitë dhe familjet e tyre nga bandat kriminale serbe.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com