ADISA në Fier, mbi 300 shërbime publike të integruara në një zyrë për qytetarët

ADISA në Fier, mbi 300 shërbime publike të integruara në një zyrë për qytetarët

Lorin Ymeri

Mbi 300 shërbime të integruara nga 8 institucione të ndryshme publike, i ofrohen tashmë qytetarëve të qarkut Fier, në zyrë ne shërbimeve të integruara ADISA, e ngritur në Bashkinë Fier.

Kanali televiziv në faqen zyrtare të Kryeministrit Rama, ERTV, është zhvendosur ditën e sotme në mjediset e kësaj zyre, për të folur mbi performancën e zyrave ADISA me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë ADISA, Lorin Ymeri.

Në këtë mjedis modern, janë 23 sportele unike ku qytetarët por edhe bizneset mund të aplikojnë për shërbime që i përfitojnë në një periudhë shumë të shkurtër, duke shmangur burokracitë në zyrat e shtetit.

Ndërsa ka publikuar edhe pamjet nga sportelet e kësaj zyre tejet moderne, Kryeministri Rama shkruan se “nuk jemi jashtë shtetit, por në qendrën e ofrimit të shërbimeve të integruara ADISA në Fier”, duke lënë të kuptohet se kjo është një zyrë e standardeve europiane.

Gjatë intervistës për ERTV, Ymeri sqaroi edhe llojin e shërbimeve që u ofrohen në këtë zyrë, qytetarëve të Fierit.

“Ofrohen shërbimet e 8 institucioneve publike dhe dy shërbime të bashkisë Fier në kuadër të një marrëveshjeje me bashkinë. Konkretisht shërbime që lidhen me procesin e regjistrImit të titujve të pronësisë për tokat bujqësore, proces që prek posaçërisht qarkun e Fierit, i njohur për tokat bujqësore. Shërbime të tjera janë ato të hipotekës, të zyrave të regjistrimit të pronave, e institutit të sigurimeve shoqërore, tatimeve, e shërbimit kombëtar të punësimit, të ALUIZNI-t. Të gjitha mundësohen në 23 sportele me një standard dhe me një mënyrë pritjeje të re”, tha Ymeri.

Sipas tij, ADISA ka mision shmangien e burokracive, duke rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve, ambinteve të denja dhe për të siguruar informacion për qytetarët mbi marrjen e shërbimeve.

“Më parë nuk kishte sistem rradhe, njerëzit sorrollateshin dhe nuk merrnin as informacion të dedikuar për shërbimin që kërkonin. Arsyeja pse u ngrit kjo agjenci është për të transformuar në mënyrë rrenjësore, mënyrën si ofrohen shërbimet publike”, tha Ymeri.

Aktualisht zyrat ADISA ndodhen në 5 bashki, Fier, Tiranë, Kavajë, Gjirokastër, Krujë dhe vetëm në vitin 2018 kanë përfituar në këto sportele plot 265 mijë qytetarë shqiptarë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës