PRISHTINË, 17 Shkurt/ATSH/.- "Shtatë vite të pavarësisë dhe gjashtëmbëdhjetë vite të çlirimit mbartin mbi vete luftën tonë 100-vjeçare për liri dhe pavarësi", shprehet Alternativa Demokratike e Kosovës.
"Të festojmë dhe reflektojmë së bashku për arritjet tona historike dhe të punojmë me përkushtim për interesat tona nacionale e qytetare. Të përkujtojmë dhe respektojmë të gjithë ata që punuan dhe dhanë jetën që ne të jetojmë në liri. Së bashku ta bëjmë Kosovën shtet euro-atlantik, kjo na takon të gjithëve, institucioneve dhe qytetarëve", thuhet në një mesazh të Alternativës Demokratike të Kosovës./b.j//m.m/










