Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, strategji për përzierje të vaksinave për më shumë efikasitet

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, strategji për përzierje të vaksinave për më shumë efikasitet

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të lejojë së shpejti marrjen e një doze përforcuese të vaksinës COVID-19, të ndryshme nga dozat pararendëse.

Enti rregullator federal i ilaçeve në SHBA pritet të shpallë të mërkurën të ashtuquajturën strategji e "kombinimit të doza të ndryshme, por që plotësojnë njëra-tjetrën" pasi të japë zyrtarisht autorizimin për dozat përforcuese të vaksinës së Modernës, që merret me dy të tilla dhe Johnson & Johnson-it, që merren me një dozë të vetme.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë miratuar tashmë doza përforcuese të vaksinës së Pfizer-it, me dy doza, për disa kategori personash. Personat që kualifikohen duhet ta marrin atë gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë. Bëhet fjalë për amerikanët mbi 65 vjeç, banorët e azileve, punonjësit e vijës së parë të frontit, si mësuesit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, si dhe ata persona mes moshës 50 dhe 64 vjeç, me sistem të dobët imunitar.

Vendimi për të autorizuar vaksinat përforcuese të Moderna-s dhe Johnson & Johnson, vjen pas një studimi të publikuar javën e kaluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit sipas të cilit, tek ata persona që kishin marrë vaksinën Johnson & Johnson, ishte vënë re një rritje me 76 herë e nivelit të antitrupave pas marrjes së një përforcuesi të vaksinës Moderna, dhe një rritje me vetëm 35 herë pas marrjes së një doze përforcuese të Pfizer-it. Tek ata persona që morën një dozë të dytë të vaksinës Johnson & Johnson ishte vënë re një rritje me vetëm katërfish e nivelit të antitrupave.

Rezultatet e studimit të Instituti Kombëtar të Shëndetit iu paraqitën një komisioni këshillues të FDA-së që u takua të premten e kaluar për të diskutuar rreth miratimit të dozës përforcuese të vaksinës Johnson & Johnson./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë