TIRANE - Në administratën publike aktualisht rezultojnë 65 poste drejtuese vakantë në pritje të kandidimit për plotësimin e tyre. Ekzistenca e këtyre posteve është njoftuar nga Departamenti i Administratës Publike (DAO), e cila ka bërë me dije edhe institucionet përkatëse. Sipas DAP, për plotësimin e tyre mund të aplikohet vetëm nga punonjës që aktualisht janë të punësuar në administratën publike. “Shpalljet në këtë rubrikë janë të hapura vetëm për nëpunësit civilë, që kërkojnë lëvizje paralele ose ngritje në detyrë”, thekson Departamenti i Administratës Publike.
Lidhur me lëvizjen paralele, DAP thekson se kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil. Ndërsa për ngritjen në detyrë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta.
/Shqiptarja.com