Administrata, KSHC: Punësimi
fiktiv, fituesit paracaktohen
Sipas raportit vjetor 2011, KSHC konstaton se në institucionet qëndrore janë konstatuar 228 pozicione pune që bëjnë pjesë në shërbimin civil që janë plotësuar nga emërime me kontrata.
TIRANË – Komisioni i Shërbimit Civil konstaton se gjatë vitit 2011 punësimet në administratën qëndrore dhe vendore janë fiktiv dhe fituesit caktohen përpara se konkurset për vendet e punës të zhvillohen. Sipas raportit, në institucionet qëndrore janë konstatuar 228 pozicione pune që bëjnë pjesë në shërbimin civil që janë plotësuar nga emërime me kontrata.
Në raste të tilla, Komisioni thotë se institucionet e argumentojnë moshapjen e konkurseve, me mungesën e fondeve dhe me koston e lartë që ka kjo procedurë. Megjithatë, edhe në rastet kur njoftohet zhvillimi i një konkursi, vërehet se bëhet vetëm ligjërimi i punonjësve egzistues, që më parë janë emëruar me kontratë.
Komisioni ka kërkuar ndërhyrjen e Kontrollit të Lartë të Shtetit në listat e pritjes apo refuzimi për të zbatuar plotësisht vendimet për shkarkimet e padrejta.
“Në asnjë rast, institucionet qëndore dhe vendore nuk kanë kthyer në të njëjtin vend pune një punonjës për të cilin është marrë vendimi për t’u kthyer në punë. Kjo i sjell një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit, pasi për të njëjtin vend pune, paguhen dy persona”, citohet në raportin vjetor të Komisionit të Shërbimit Civil.
LISTA E PRITJESNë të shënohen emrat e punonjësve të larguar nga administrata per shkak shkurtimesh apo ristrukturimesh, por që vetë institucionet duket se nuk “preferojnë” të rekrutojnë personel nga kjo listë, duke sjellë sërish dëm për buxhetin e shtetit, pasi edhe punonjësi i rekrutuar me kontratë të përkohshme, edhe ai që është në listën e pritjes, duhet të paguhen nga buxheti i shtetit.
Duke renditur problematikat kryesore, Komisioni i Shërbimit Civil ka propozuar një serë masash për zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kërkuar gjithashtu fuqizimin e pozitave dhe vendosjen e këtij institucioni të planifikuar për t’u shkrirë, në krah të Gjykatës Administrative, që pret votën parlamentare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.2%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2427
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Paraqitet në SPAK ish-deputeti Sali Shehu, kryetari i Frymës Demokratike: Kam ardhur për kafe dhe për qejf, vetëm 5 minuta do rri...!
14 Janar, 13:38
-
Reshjet e dëborës, qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kishës së Laçit kryhet me vështirësi
14 Janar, 13:34
-
Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij
14 Janar, 13:33
-
Dosja e Suel Çelës/ Apeli i GJKKO-së heq masën e sigurisë për gazetarin Elton Qyno! Artan Hoxha nuk bëri ankimim! Lë në fuqi 'arrestin' për ish gjyqtaren Fetahu
14 Janar, 13:30
-
Zjarret në Los Angeles i shkrinë medaljet, Komiteti Olimpik i premton të reja Gary Hall Jr.
14 Janar, 13:25
-
Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
14 Janar, 13:15
-
Matura 2025, ja datat e provimeve
14 Janar, 13:15
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull për vendet e tjera, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
Moti i keq/ Mësimi ende i pezulluar në 37 shkolla të qarkut të Kukësit, probleme me energjinë! Ja akset e pakalueshme (VIDEO)
14 Janar, 13:06
-
Begaj takon drejtuesit e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit! (VIDEO)
14 Janar, 13:05
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04