Administrata, Peleshi: Vendet e
punës jo më nga teserat e partive

Administrata, Peleshi: Vendet e<br />punës jo më nga teserat e partive
Deputeti socialist Niko Peleshi, i zgjedhur në Qarkun e Korçës në zgjedhjet e 25 qershorit, vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama e caktoi si përgjegjës në administratë, ai është shprehur se askush nuk do të shihet nga tesera e partive që ka për të mbrojtur vendin e punës.
 
Duke folur nga qyteti i Korçës ish-zëvëndëskryeministri ka theksuar se çdo punë në administratë duhet të fitohet nëpërmjet meritës.
 
“Asgjë nuk do të shikohet nga teserat qoftë e PS-së apo e kujtdo partie tjetër. Mund të kesh teserën por nëse ke meritë për të fituar punë atëherë do ta fitosh. Nëse bëjmë këtë mund të themi që kemi një të ardhme të sigurt drejt standardit europian dhe proçesin e integrimit.
 
Grupi i punës që unë drejtoj do të ndërtojë dhe një strukturë më inovative që të risim efiçencën mes ristrukturimeve të institucioneve që më shumë kanë fjetur dhe nuk kanë bërë punë. Jemi duke ndërmarrë një tur falenderimi sepse e meritojmë pasi Shqipëria arriti rezultat historik”.

 
Më tej, gjatë fjalës së tij Peleshi theksoi se këto ishin zgjedhje që ngritën flamurin e Shqipërisë.
 
“Ne kemi filluar punë edhe me dëgjesa që pas fushatës të jemi në kontakt me komunitetin. T'i dëgjojmë më qetë komunitetin dhe të përcaktojmë punët më të rëndësishme. Edhe pse u evituam masivisht problemet nuk kanë të sosur pasi kemi shumë punë përpara”, tha Peleshi.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Armando Broja në fushë? Flet trajneri i Everton: Jemi të vetëdijshëm se do i duhet kohë

Armando Broja në fushë? Flet trajneri i Everton: Jemi të vetëdijshëm se do i duhet kohë