Administrata publike
leksione në gjuhën frënge

Administrata publike <br />leksione në gjuhën frënge
TIRANE- Administrata shqiptare do të marrë leksione frëngjishteje duke nisur që nga viti i ardhshëm.

Aplikimi do të nisë vitin e ardhshëm pas nënshkrimit të memorandumit mbi Zbatimin e një Programi Shumëvjeçar për mësimin e Gjuhës Frënge në administratën shqiptare.

Marrëveshja u firmos nga zv.ministri i Punëve të Jashtme, z. Selim Belortaja dhe Ambasadorja e Francës në Tiranë, znj. Christine Moro.

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto “vlerësoi se gjuha frënge do të jetë një mjet shumë i rëndësishëm për kualifikimin e mëtejshëm të diplomatëve.”

Ky memorandum parashikon hartimin e një plani për mësimin e gjuhës frënge nga nëpunësit civilë shqiptarë të specializuar në çështjet evropiane dhe ndërkombëtare, ose në çështjet e lidhura me integrimin evropian. Synimi i tij është formimi progresiv me aftësi linguistike i një numri të caktuar nëpunësish për një periudhe trevjeçare.

Memorandumi i bashkëpunimit u firmos ne 40-vjetorin e Frankofonise dhe ne 6-vjetorin e anëtarësimit te Shqipërisë ne të.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Gjiknuri: 3 kandidatë thyen hersin në 2021, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha