Ministrja e administratës publike Milena Harito pranon se LSI ka dorë të lirë me punësimet në institucionet që drejton. Këtë gjë sipas saj i'a mundëson ligji. Nga 90 mijë punonjësit e administratës vetëm 9 mijë kanë statusin e nëpunësit civil.
Të punësohesh në shtet dhe të marrësh këtë status duhet t’i nështrohesh një konkursi të rreptë në në cilin sipas ministres nuk bën punë teasera partisë.
""
Nuk ka asnjë mënyrë që ti shpëtojë konkursit LSI-ja dhe LSi e di vetë e di, mund të pyesni ata vetë domethënë të gjithë kanë ekzatësisht të njetën procedurë. Personat që punësohen në shërbimin civil ka sistem të qarte konkursi transparent sekret pra nuk ka asnjë diferencim mund të jenë dhe të Partisë Demokratike të kujtdo qofshin janë ata që fitojnë konkursin. Ndërkohë në pjesën tjetër të administratës publike pra shërbimin civil është 9 mijë vetë nga 90 vijë vetë, në ata 90 vetë të tjerë procedurat administrohen nga drejt për drejt nga insitucionet dhe për këtë duhet të pyesni drejtuesit e insitucioneve sepse ashtu e ka ligji çdo insitucion rekruton vetë personat që rekruton."-tha Harito
Viti 2016 ka nisur me mungesa në stafet e administratës së ministrive dhe të agjencive të varësisë. Në deklarimet e pagave të muajit të parë për vitin 2016 në thesarin e shtetit, thuajse të gjitha institucionet qendrore i kanë deklaruar borderotë me më pak punonjës nga sa u është parashikuar në organigramën e tyre.
Mungesave në staf nuk u kanë munguar as Presidenca por dhe as Kuvendi i Shqipërisë. Vetëm në raportimin e tre ditëve të para të kalimit të pagave të muajit janar në llogaritë bankare rezulton se janë mbi 2200 pozicione të lira në administratën shtetërore.
Pozicione që mësohet se prekin si nivelet e specialistëve dhe deri në drejtori kryesore dhe kjo duke përfshirë thuajse çdo institucion
Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.6%
-
Të gabuar
76.5%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53
-
Turi blic me strukturat në qarkun e Tiranës, Veliaj: I bindur për fitoren në Kavajë! Një njeri që drejton partinë nga azili në katin e 8 nuk mund të jetë partner për BE
29 Shtator, 20:46
-
Sulme masive izraelite në portin bazë të Houthit në Jemen! Të paktën 4 të vdekur
29 Shtator, 20:27