Administrata, Rama: Na pret një
rrugë e përpjetë, por do ia dalim 

Administrata, Rama: Na pret një<br />rrugë e përpjetë, por do ia dalim 
Ditët e fundit në qendër të axhendës së kryeministrit Edi Rama qëndron administrata publike. Pasditen e sotme me anë të një tjetër statusi në ‘Facebook” ai shprehet se po hedh themelet e Shërbimit Civil shqiptar.

Kryeministri deklaron se do të nisë “krijimi i ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet “pjesa e sipërme” e administratës, ministri e institucione të tjera qendrore”.
 
Ndërsa më pas Rama fton njerëzit që të lexojnë se cfarë ka bërë qeveria në mandatin e parë për administratën, por sipas tij edhe shumë mbetet për t’u bërë.
 
Jam i bindur se do i'a dalim me sukses, nëse do të ndërtojmë dot një koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm, kundër parazitëve dhe grabitqarëve që me taksat tona, nëpërkëmbin e zhvasin qytetarët në zyrat e shtetit” thotë Rama.
 
Në fillim të shtatorit Rama ka paralajmëruar një reformë të thellë në administratë, për ta ndarë sikur thotë ai, nga tepsia.
 
STATUSI I EDI RAMES/ PER KURIOZITETIN TUAJ
Sa më poshtë besoj se krijon idenë e gjurmëve të para të një rruge ende shumë të përpjetë dhe jo të shkurtër për të bërë shtetin e Shqipërisë që duam. Eshtë fjala për themelet e Shërbimit Civil Shqiptar, e thënë ndryshe më thjesht, për krijimin e ajkës së administratës moderne shqiptare ose asaj që mund të quhet "pjesa e sipërme" e administratës, ministri e institucione të tjera qendrore. Lexojeni po patët nge dhe mos e merrni si pretendim se çoç kemi bërë në këta 45 muaj të qeverisjes, po thjesht shikojeni si një pasqyrë qëllimesh të mira e të qarta që duhen t'i mishërojë çdo zyrë në këtë shtet, tek çdo punonjës i këtij shteti.
* * *
Përpjekje konkrete të mandatit të parë, drejt një administrate serioze që ende nuk e kemi:
✓ Hartuam një kuadër ligjor të plotë dhe të qartë për zbatimin e legjslacionit të shërbimit civil (janë hartuar 12 akte nënligjore dhe 6 udhëzime të cilat detajojnë procedurat në zbatimit të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”)
✓ Miratuam dhe po zbatojmë dokumentin Strategjik Ndërsektorial të Reformës në Administratën Publike 2015-2020 dhe Planin e Veprimit me aktivitete dhe masa konkrete
✓ Transformuam procedurën e rekrutimit në shërbimin civil:
- Procedura e aplikimit 100% online, nëpërmjet faqes së DAP
- Çdo aplikant krijon dosjen personale elektronike të aplikimit, të cilën mund ta përditësojë në çdo moment
- Sistem elektronik i aplikantëve, i cili mundëson shkëmbimin e informacionit në kohë reale mes DAP, institucioneve të adminsitratës dhe aplikantëve. Ky sistem mundëson komunikimin me kandidatët në çdo fazë të konkurrimit, si dhe ruan historikun e aplikimeve për çdo kandidat
- Banka e Pyetjeve, me pyetje me alternativa, për testimet me shkrim (mbi 10.000 pyetje, për rreth 20 disiplina të përgjithshme)
- Sistemi përzgjedh automatikisht pyetje nga banka dhe krijon teste të sekretuara me barkod unik për secilin aplikant
- Testet me shkrim korrigjohen nga një skaner automatik
- Intervista me gojë zhvillohet nga një komision prej 5 anëtarësh dhe regjistrohet audio për të mundësuar kandidatëve të drejtën e ankimimit
*Janë kryer 1200 emërime në nivelin hyrës, specialistë, sipas kësaj procedure.
✓ Sistem Informatik i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore/HRMIS, thënë ndryshe Rregjistër Qendror i Punonjësve Publikë (ky sistem parashikon të përfshijë të gjithë punonjësit e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe pushtetin vendor, pavarësisht cili është legjislacioni që rregullon marrëdhëniet e punës)
Ky sistem u shtri në të gjithë institucionet e administratës shtetërore (330 institucione të shërbimit civil dhe me kod pune), si dhe në institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore; U trajnuan rreth 350 punonjës për përdorimin e këtij sistemi; U popullua sistemi me dosjet elektronike individuale për mbi 12.000 punonjës.
✓ 41 kurrikula për trajnimin e nëpunësve civilë të të gjitha niveleve
✓ Kurrikul e posaçme për Trupën e Nivelit të Lartë Drejtues, e cila përmban gjithsej 280 orë trajnimi
* * *
E përsëris, sa më lart është vetëm baza fillestare e një rruge të përpjetë dhe jo të shkurtër. Jam i bindur se do i'a dalim me sukses, nëse do të ndërtojmë dot një koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm, kundër parazitëve dhe grabitqarëve që me taksat tona, nëpërkëmbin e zhvasin qytetarët në zyrat e shtetit✌️🇦🇱

 
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit