Administrata Trump shfuqizon
ligjin e Obamës për klimën

Administrata Trump shfuqizon<br />ligjin e Obamës për klimën<br>
Kreu i Agjencië amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, Scott Pruitt njoftoi se administrate Trump do të shfuqizojë planin e ish-presidentit amerikan, Barack Obama për kilmën.

“Nesër në Uashington, do të nënshkruaj një projektligj për shfuqizimin e të ashtuquajturit 'Clean Power Plan' të administratës së mëparshme”, theksoi Pruitt në një fjalim në Kentucky.

“Clean Power Plan” (plani për një energji të pastër), që ka për qëllim të përshpejtojë tranzicionin energjetik, kërkon që centralet termike të reduktojnë emetimet e tyre të CO2 me 32% deri në 2030 në raport me 2005.

Nëse ky ligj miratohet dhe hyn në fuqi do të shkaktojë mbylljen e shumë centraleve me karbon që I kalojnë normat që përcakton ky ligj.

Administrata Trump parashikon që ky ligj nuk ndikon në pastrimin e ajrit dhe nesë këto mbyllen, parashikohet që33 miliadrë dollarë do të shpëtojnë nga shfuqizimi i këtij ligji.

Më hëret, në muajin mars, Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkrio dekretin për pavarësinë energjike, që I hap rrugën rishqyrtimit të planit të klimës të ish-presidentit Obama.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?