Gjykata administrative ka rrëzuar Partinë Demokratike e cila pak kohë më parë depozitoi ankimin e saj duke kërkuar pavlefshmëri të procedurave të ndjekura nga komisioni i medias e më pas nga kuvendi për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të ri të Autoritetit të Medias Audiovizive.
Deputeti demokrat tha se pjesë e padisë ishte, veçanërisht edhe zgjedhja e kryetarit të AMA-s i cili sipas tij është zgjedhur në konflikt të hapur të interesi.
Pak kohë më parë demokratët ankimuan në Gjykatën Administrative procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e bordit të AMA-s dhe kryetarit e cila sipas tyre u bë në kundërshtim të hapur të ligjit për median.
Në ditët në vijim pritet që gjykata të zbardhë argumentimin e vendimit të saj.
/Shqiptarja.com

VIDEO