Administratori i Flamurtarit: Stop
masakrës, duam arbitra të huaj

Administratori i Flamurtarit: Stop<br />masakrës, duam arbitra të huaj<br>
Pas humbjes së Flamurtarit në Laç, në shifrat 4-2, trajneri Shpëtim Duro ka shpërthyer sërish në akuza ndaj gjykimit, teksa e ka cilësuar arbitrin kryesor Kridens Meta një kamikaz.

Duke u nisur nga ndëshkimi sistematik që i është bërë Flamurtarit jo vetëm këtë sezon, administratori vlonjat Sinan Idrizi propozon diçka konkrete, madje së shpejti do të dorëzojë një kërkesë zyrtare për FSHFnë.

Administratori i Flamurtarit do të paguajë çdo shpenzim nga ana e tij për të gjitha ndeshjet deri në fund të kampionatit, vetëm që t’i arbitrojnë të huajt dhe jo më gjyqtarët shqiptarë. Sinan Idrizi me këtë veprim kërkon që të paktën mos ketë paragjykime dhe skuadra në fushë të mos trembet nga gjykimi.

Numri një i klubit vlonjat merr përgjegjësi edhe ecurinë e skuadrës, por në apel mungojnë shumë pikë vetëm nga arbitrimi tendencioz, ai ka këtë kërkesë dhe shpreson që edhe ndonjë klub tjetër t’i bashkangjitet dhe në fazën e fundit të kemi gjyqtarë huaj që arbitrojnë në Kategorinë Superiore, pse jo, duke dhënë edhe leksione për bluzat e zeza në Federatën shqiptare të Futbollit.

Sipas Idrizit, Kridens Meta me shokë janë të papërgjegjshëm, sepse në mënyrë direkte përdorin djersën e financuesve dhe të sponsorëve të klubeve. Tani mbetet për t’u parë nëse administratori i Flamurtarit do ta formalizojë kërkesën e tij zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit. Nuk është hera e parë që kërkohet gjyqtarë të huaj, madje kanë gjykuar disa, por për një fazë të plotë nuk është bërë ndonjëherë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament