Administrimi i fondeve të BE, Rama: Ata që nuk shohin, të hapin mendjen e të dëgjojnë të vërtetën

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar.

Gjatë fjalës së tij, Rama sqaroi edhe njëherë se paratë që dhurohen nga Bashkimi Europian, administrohen nga vetë ata.

Duke i cilësuar si ata që nuk duan të shohin dhe të dëgjojnë, Rama tha se ata që thonë se ku shkuan paratë duhet të hapin mendjen për të dëgjuar këtë të vërtetë.

"BE-ja u gjen pranë nesh në një moment të vështirë. Përsa i përket fondeve, një pjesë e atyre që sytë i kanë po nuk duan të shohin, veshët i kanë po nuk duan të dëgjojnë, mendjen e kanë po nuk duan që ta vënë në punë, se fondet e sjella nga donatorët administrohen nga vetë donatorët.

Këshilli Evropian me një strukturë të posaçme UNOPS do të administrojë nga pikëpamja tekniko-financiare të gjithë programet e rindërtimit ë trashëgimisë dhe shkollave.

Administrimi i taksave të evropianëve është përgjegjësi e vetëm e tyre. Kush thotë se kush i vodhi paratë, ku shkuan paratë, duhet të hapi mendjen për të dëgjuar këtë të vërtetë. Të gjitha fondet administrohen prej tyre. Nuk na lanë një thes dhe ne e morëm e tretëm, siç u thotë mendja atyre që i morën paratë në të shkuarën dhe kujtojnë se janë të gjithë si ata.

I kërkoj ndjesë partnerëve për këtë sqarim të domosdoshëm. Soreca nuk bën thjesht detyrën si ambasador i BE-së por është një mik shumë i mirë i shqiptarëve.

Një partner i rëndësishëm në këtë proces falë të cilës ne kemi pasur një raport shumë serioz dhe domethënës për konferencës së donatorëve", deklaroi Rama.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj, ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se BE-ja nuk do t'i mbështeste nëse nuk do të kishin një plan konkret. Ajo ka lajmëruar se do të ndërkohet në kala, arkiva dhe do të restaurohen objekte kulti. Sipas saj, Shqipëria nuk duhet para vetëm një stacion ku merret më e mira dhe pastaj largohesh.

"BE nuk do të na mbështeste nëse nuk do të kishim një plan të saktë. Do të ndërhyjmë në kala e në arkiva do të restaurojmë objekte kulti.

Qytetarët shqiptarë duhet të hedhin rrënjë në vendin e tyre duke mos e parë vetëm si një stacion, duke marrë më të mirën dhe më pas të largohesh. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore" tha Margariti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
'Ura me të shkuarën', Soreca: BE do të japë 40 mln euro për rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se do të jepen 40 milion euro për rimëkëmbjen e trashëgimisë kultutore, e cila u dëmtua nga tërmeti.

I pranishëm në në programin e finnacimit të BE-së si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të shkuar, Soreca tha se BE i kushton një rëndësi shumë të madhe trashëgimisë kulturore. Suoas tij, duke parë nga e shkuara mund të nërtojmë të ardhmen.

"Nga tërmetit pati dëmtime edhe trashëgimia kulturore, na kanë mbetur në mendje muret e shek. 5 që ranë në Durrës. Monumente, simbole kulture që flasin për historinë. Shkatërrimi i tyre ndikon drejtpërdrejt në historinë e vendit.  50% e monumenteve janë të rrezikuar dhe kanë pas pasur dëmtimë në nivel të mesëm, ose të ulët.

Trashëgimia jo vetëm është ura që na lidh me të shkuarën, por edhe që na lidh me të ardhmen. Një nga pikat e forta e forta të BE-së është ruajtja e trashëgimisë kulturore.

Bashkimi Europian do të japë 40 milion euro për të mbështetur rindërtimin dhe rigjallërimin e trashëgimisë kulturore të prekur nga tërmeti. Ne e kemi quajtur BE për kulturën", deklaroi Soreca.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 29/09/2020 13:25

    Korrupsionin,krimin dhe tere pisllekun pushteteror 30 vjecar te KLANSEKTIT PS,PD,LSI ti,TI ÇADRA E KORROPSIONIT DHE FATKEQESISE SHQIPTARE E QUAN mendjehapesi?!?! Medet o popull çte ka gjetur??? Vertet ke nevoj per nje komision nderkombetare psikiatër,para se te merresh nen hetim dhe te vihesh ne bangen e llogaridhenies. Eshte sugjerimi im human per ty o kryeministri rilindjes per meritat e vecanta qe pate,ke dhe do te te mbeten ty pergjithmone, per fillimin e RËSHQITJES PANDALIM DERI NE FUNDIN E GROPES TMERRESHME QE I KINI HAPUR SHQIPERISE DHE POPULLIT TE SAJ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike