TIRANE- Vrasja e ndodhur ditën e shtunë në Fier, ku mbeti i vdekur Nasi Mema dhe e plagosur rëndë bashkëshortja e tij Angjelina Mema, është këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare. E kjo vjen si pasojë e moszbatimit të rregullave të bashkëjetesës në komunitet. Nëpër pallate gjen ende familje që nuk pranojnë të shlyejnë detyrimet për të mireëbajtjen e ambientit të përbashkët.
Prej 23 Prill 2009 kemi në fuqi ligjin për administrimin e pallateve, të drejtat dhe detyrimet e banorëve dhe administratorëve. Ky ligj detyron banorët në komunitet të respektojnë normat e etikës dhe të bashkëjetesës, të paguajnë tarifën e administrimit dhe në rastet kur nuk banon apo e ke dhënë njësinë me qera për të tretë, të lejojnë kryerjen e inspektimeve dhe të riparimeve të pronës së përbashkët. Por realiteti shqiptar tregon se qytetaret nuk e njohin, ose e në rastin më të keq nuk pranojnë të zbatojnë ligjin.
sg/shqiptarja.com)