TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në takim anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe Sekretar i Parë i Partisë për Pekinin zotin Liu Çi dhe delegacionin që e shoqëronte në përbërje të të cilit ishte edhe nënkryetari i Bashkisë së Pekinit, përgjegjës për transportin, ekonominë dhe tregtinë dhe sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Pekinit.

“Mundësitë për të investuar në Tiranë janë të shumta”, theksoi zoti Basha, i cili bëri një prezantim dhe të projekteve strategjik. Zoti Basha theksoi se ekspertët më të mirë të urbanistikës shqiptare janë drejt përfundimit të planit urbanistik. Kryetari i Bashkisë i njohu dhe me konkursin për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës ku morën pjesë 7 studio të njohura në mbarë botën në fushën e arkitekturës. Zoti Basha i ka njohur edhe me projetin e tramit dhe të terminalit të ri multimodal.

“Kontributi i Kinës në realizimin e këtyre projekteve është i mirëpritur”, tha zoti Basha, sikundër nxiti edhe kompanitë kineze të bëhen pjesë e realizimit të këtyre projekteve, një pjesë e të cilave do të bëhen në partneritet publik privat.

“Qytetet kineze kanë një eksperiencë të madhe të nderuar me çmime botërore në fushën e gjelbërimit dhe zhvillimit urban”, tha ai.

Anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës dhe Sekretar i Parë i Partisë për Pekinin zotin Liu Çi i ka konsideruar shumë të rëndësishme shkëmbimin e vizitave reciproke mes drejtuese të dy bashkive të cilat janë qendrat më të mëdha politike, ekonomike dhe kulturore të dy vendeve. Zoti Çi tha se mes Tiranës dhe Pekinit ka mundësi të mëdha për të bashkëpunuar në fushën ekonomike dhe tregtare.
Zoti Liu Çi tha se “mirëpresim edhe kompanitë shqiptare të investojnë në Pekin”. “Ne e dime se ju zoti Basha që në nisje të punës tuaj në Bashkinë e Tiranës i keni kushtuar një rëndësi të veçantë përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Prandaj ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë ju në administrimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, pasi Pekini ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë dhe bashkëpunimi do të jetë mjaft i rëndësishëm”, tha zoti Çiu.


(aq/shqiptarja.com)