Admirali amerikan nuk ka frikë të
sulmojë Kinën me armë nukleare
Admirali amerikan i flotës së Paqësorit deklaroi se nëse do të urdhërohej nga presidenti Donald Trump të godiste Kinën me armë bërthamore, ai do ta zbatonte pa asnjë hezitim këtë urdhër. Scott Swift e bëri këtë deklaratë në një konferencë të sigurisë që po mbahej në Universitetin Kombëtar të Australisë.
Admirali amerikan i flotës së Paqësorit deklaroi se nëse do të urdhërohej nga presidenti Donald Trump të godiste Kinën me armë bërthamore javën e ardhshme, ai do ta zbatonte pa asnjë hezitim këtë urdhër.
Scott Swift e bëri këtë deklaratë në një konferencë të sigurisë që po mbahej në Universitetin Kombëtar të Australisë.
Për veteranin e marinës së SHBA-së, një shtet demokratik ku përfaqësuesit e forcave ushtarake nuk ndihen të varur nga zyrtarët e zgjedhur (duke përfshirë dhe presidentin kontravers Trump) ka një problem serioz në vetvete.
˝Çdo anëtar i Ushtrisë së SHBA-së është betuar të mbrojë kushtetutën kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm dhe duhet tˈi bindet çdo eprori të tij dhe presidentit të SHBA-së si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Kjo është bërthama e demokracisë amerikane dhe për sa kohë një ushtri largohet nga fokusi dhe varësia nga kontrolli civil, atëhere me të vërtetë kemi një problem serioz ˝, tha admirali Swift pasi u pyet nga një akademik nëse në një rast hipotetik do të sulmonte me armë nukleare Republiken Popullore të Kinës nëse do të merrte një urdhër autentik nga presidenti.
Zëdhënësi i Flotës së Paqësorit u përpoq të qartësonte deklaratat e admiralit amerikan Swift.
˝Admirali nuk po i drejtohej premisës së pyetjes. Ai po i drejtohej principit të autoritetit civil të ushtrisë. Premisa e pyetjes është qesharake ˝, tha Kapiteni Charlie Brown, zëdhënësi i Flotës së Paqësorit.
Kina paralajmëroi SHBA-në për të tërhequr flotën e Paqësorit nga ujërat e shtetit komunist duke i konsideruar manovrat e përbashkëta ushtarake të SHBA dhe Australisë si ˝agresion ushtarak ˝.
Sipas marrëveshjes ndërkombëtare të sanksionuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara (Ligji i Detit), Kina mund të depërtojë në zonën ekonomike amerikane për qëllime ushtarake.
Zyrtarët amerikanë dhe ekspertë të sigurisë po përpiqen të arsyetojnë se përse Kina nuk e lejon SHBA-në të shtrytëzojë hapësirën e saj ekonomike në të njëjtën mënyrë si e lejon pala amerikane.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4440
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08