Gjatë një konference për shtyp, Admirali Brad Cooper i Komandës Qendrore të SHBA-së, i cili sapo është kthyer nga Lindja e Mesme, foli për trupat amerikane në rajon, duke i thurur elozhe "guximit, qëndrueshmërisë dhe angazhimit të tyre të palëkundur".

Një nga rastet "e jashtëzakonshme" që ai thekson është biseda me disa nga ushtarët që ndihmuan në kthimin në ‘shtëpi’ të një F-15 të bllokuar të armatosur, pasi u rrëzua.

Admirali Cooper i përshkruan ata ushtarë si "heronj absolutë". Ai thotë gjithashtu se SHBA-të kanë kryer më shumë se 13,000 sulme ndaj Iranit.

Ai shton: "Vlerësimi im personal është se, pas këtyre dy udhëtimeve, trupat tona janë shumë të motivuara, janë të përqendruara, janë vigjilente dhe gati, dhe po e përdorin këtë kohë për të bërë disa gjëra: po riarmatosemi, po ripajisemi dhe po përshtasim taktikat, teknikat dhe procedurat tona."


Lajmi kryesor:

SHBA-Iran, optimizëm për një marrëveshje mes palëve! Trump bisedë telefonike me Presidentin e Libanit, në fokus armëpushimi me Izraelin