ITALI- Një 29-vjeçari shqiptar, banues në Trento është vënë nën hetim në gjendje të lirë nga autoritetet italiane, pasi rezulton si autori i një grabitjeje të një shtëpie një vit më parë.
Nëse ai kishte menduar se ia kishte hedhur, ADN e nxori zbuluar. Në armën që ai kishte përdorur për grabitjen e shtëpisë, kishin mbetur gjurmët e gjakut, ku pas analizave të bërë çuan në zbulimin e autorit.
Një vit më parë, 29-vjeçari shqiptar së bashku me disa autorë të tjerë grabitën një apartament në katin e parë të një pallati në rrugën Tullio Odorizzi, ku arritën të grabisnin disa xhevahire.
në një apartament në katin e parë të një pallati në via Tullio Odorizzi, nga i cili ishin vjedhur disa xhevahire të familjes së pronarëve.