TIRANE- Krahas mungesës së respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, nga ana e drejtuesve të mjeteve, Policia e Shtetit është duke u përballur së fundmi edhe me drejtues nën moshën 18 vjeç që drejtojnë automjete. Sipas të dhënave të marra nga policia e Tiranës, vetëm muajin e fundit janë bllokuar rreth 70 mjete, nën drejtimin e adoleshentëve të cilët nuk janë të pajisur me leje drejtimi. Efektivët rrugorë bëjnë përgjegjës prindërit për papërgjegjshmërinë që kanë që lejojnë fëmijët e tyre të jenë në drejtimin e mjeteve, duke rrezikuar kështu jetën e çdo qytetari dhe të vetë atyre. Prindërit që zotërojnë automjete janë të prirur t’ia mësojnë fëmijëve të tyre në moshë shumë të vogël drejtimin e mjetit.
Gjatë kohës kur ata janë pranë moshës së lejuar në të cilën mund të marrin lejen e drejtimit të mjetit, ose kur janë në kurset e patentës fillojnë të qarkullojnë me automjetet e prindërve të tyre në mënyrë të paligjshme dhe në rrezik të jetës së qytetarëve të tjerë. Kanë qënë të shumta rastet kur në aksidentet rrugore janë përfshirë automjete të cilat ishin nën drejtimin e personave nën moshën e lejuar. Adoleshentët përbëjnë një rrezik të shtuar në qarkullimin rrugor edhe për shkak se në shumë raste ata konsumojnë pije alkolike dhe lëndë të tjera, gjë që rrit ndjeshëm përfshirjen e këtyre të rinjve në aksidente.
Efektivët e policisë, kryesisht gjatë periudhës së fundjavës në të cilën ka edhe më shumë qarkullim të automjeteve,janë më të përqëndruar dhe kryejnë një sërë kontrollesh në afërsi të clubeve për të evidentuar dhe ndaluar persona që nuk janë të pajisur me leje drejtimi të mjetit. Për këtë fakt Policia e Shtetit, ka bërë një apel drejtuar të gjithë prindërve për mos lejimin e fëmijve të tyre të drejtimit të mjeteve. Në funksion të parandalimit të këtij fenomeni Policia e Shtetit, ka nisur një aksion për gjobitjen e të gjithë drejtuesëve që nuk zotërojnë leje të drejtimi dhe bllokimin e automjeteve që ata kanë në zotërim gjatë momentit të ndalimit.
Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com