Tirana do të presë për 3 ditë me radhë, nga e premtja në të dielë, edicionin e tretë ‘Tirana Grand Prix’. Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një pikë takimi për automjetet historike, garën e rregullsisë, koleksionistët, klubet automobilistike dhe publikun e apasionuar pas automobilizmit.
Takimi me historinë!
I zhvilluar për herë të parë në vitin 2023, Tirana Grand Prix është konceptuar si një garë ndërkombëtare rregullsie për automjete historike, por edhe si një event që promovon trashëgiminë automobilistike, kulturën e mjeteve historike dhe bashkëpunimin mes komuniteteve automobilistike.
Synimi është që publiku të shohë automjete me vlera historike dhe teknike, koleksionistë, pilotë, navigatorë dhe klube nga Shqipëria, rajoni dhe Europa. Edicioni i III vjen me një program tre-ditor, ku gara, ekspozita, aktivitetet për publikun dhe programi artistik do të ndërthuren në zemër të Tiranës.
3 DITË | 3 MOMENTE KRYESORE
02 TETOR | OPENING DAY
Mbërritja e pjesëmarrësve, regjistrimi i ekuipazheve, verifikimet teknike, hapja zyrtare dhe ekspozita e automjeteve historike.
03 TETOR | RACE & EXPERIENCE
Nisja e garës, xhirot e provës, aktivitetet për publikun, ekspozita e automjeteve dhe programi artistik.
04 TETOR | GRAND FINALE
Finalja e Tirana Grand Prix, ceremonia e ndarjes së çmimeve, parada përmbyllëse dhe mbyllja zyrtare e eventit.
AUTOMJETE QË MBARTIN HISTORI
Në fokus do të jenë automjetet historike, nga modelet e prodhuara deri në vitin 1980, te *Youngtimer-at e viteve 1980–1995*.
Tirana Grand Prix i nxjerr këto automjete nga koleksionet private dhe i rikthen në rrugë, duke i vendosur përballë publikut dhe historisë së qytetit.
Veçantia e garës qëndron në formatin e saj: nuk është shpejtësia maksimale ajo që përcakton performancën, por saktësia në respektimin e kohës dhe ritmit të përcaktuar gjatë itinerarit. Pilotët dhe navigatorët sfidohen përmes precizionit, bashkëpunimit dhe përgatitjes teknike.











Komente
Komento